Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në Partinë Demokratike e konsideron situatën e rendit e sigurisë në vend si shumë shqetësuese, duke e krahasuar atë me një bilanc dramatik.

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në dy ditët e para të vitit të ri 2016, ku u shënuan 8 të vdekur  dhe disa të tjerë të plagosur, Partia Demokratike i ka bërë thirrje policisë së shtetit që të marrë menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmës shërbimeve të informacionit.