Sot është dita e pavarësisë për gjithë kombin tonë! Por a munden sot Shkodranët të festojnë këtë ditë të shenuar? Kjo është një pyetje që duhet ti bëhët OSHEE-së dhe drejtuesve të saj këtu në Shkodër të cilët të karakterizuar nga pa përgjegjëshmëria e tyre lënë pa energji elektrike më shumë se gjysmën e qytetit të Shkodrës.

Një mungesë totale e përgjegjëshmërisë dhe e gatishmërisë së këtij institucione dhe e drejtuesve militant të pa aftë për të menaxhuar këtë situatë duhet ta paguajnë qytetarët. Të cilët për shkak të jo profesionalizmit dhe neglizhencës ndaj detyrës së këtyre drejtuesve duhet të vuajnë mungesën e energjisë elektrike duke ju privuar kështu festimin e Ditës së Pavarësisë. Ngjarje kjo që tregon qartë se kjo qeveri me drejtuesit e saj më së paku kujdesën për banorët e këtij vendi dhe se çdo gjë tjetër e kanë vetëm për fasadë.Po kështu një numër i madh familjesh në fshatrat e Shkodrës me probleme të mëdha sociale, me sëmundje të rënda të anëtarëve të familjes së tyre janë të detyruar që ditën e pavarësisë dhe këto ditë me temperatura të ulëta ti kalojnë në errësirë për shkak se OSHEE dhe specialistët e saj “militant” i ndërpresin furnizimin me energji elektrike. Partia Demokratike denoncon pa përgjegjëshmërinë e treguar dhe kërkon marrjen e masave dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së këtyre “militantëve” drejtues të cilët lënë në errësirë Shkodrën në Ditën e Pavarësisë. Në këtë ditë të shenuar për Kombin tonë ju urojmë Gëzuar 28 nëntorin, Ditën e pavarësisë?