PD: Jo datë për negociatat .Partia Demokratike ka depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kushtëzon datën e hapjes së negociatave me tre kërkesa të saj.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve. Qëndrimi i opozitës bie ndesh me atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit. Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së. “Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

Artikulli paraprakKUNDERSHTOI NDERTIMIN E HEC-EVE,AMERIKANIA:ARRESTIMIM I BURRIT TRE DITE TMERRI
Artikulli tjetërTHERET ME THIKE DHE GJEN VDEKJEN NJE SHQIPTAR NE ITALI,AUTORI NJE SHTETAS RUS