Në shtator pritet që të nisë gara edhe për kryetarin e ri të këshillit të qarkut. Teksa krye aktual Maxhid Cungu është drejt përfundimit të mandatit të tij tashmë priten zgjedhjet për emrin që do e zëvendësojë. Vëmendja më e madhe është e përqendruar tek Partia Demokratike duke qenë se ka shumicën e e anëtarëve të këshillit të qarkut të cilat sapo janë zgjedhur në 5 njësitë vendore të qarkut Shkodër.

12 anëtar ka koalicioni i djathtë dhe 9 kanë të majtët. Në radhët e PD zbardhen 3 prej emrave më të mundshëm që mund të kandidohen nga demokratët për të marrë atë post. Emri më i përfolur është ai i Greta Bardelit. Bardeli pas zgjedhjeve brenda PD u emërua si nënkryetare e kësaj partie. Më pas u përzgjodh edhe në listën e PD për këshillin bashkiak të Shkodrës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Bardeli gjithashtu prej vitesh është e përfshirë edhe në jetën akademike si pedagoge pranë fakultetit të drejtësisë në universitetin e Shkodrës. Ajo nuk është e vetmja nga radhët e PD sepse po ashtu pretendime për t’u kandiduar nga lidershipi i demokratëve ka edhe Mark Rupa. Ky i fundit në zgjedhjet brenda PD u përzgjodh si kryetar i grupseksionit nr 5 me një rezultat të ngushtë me vetëm një votë diferencë. Po ashtu pjesë e listës së PD në këshillin bashkiak të Shkodrës, Rupa është një prej personave që mund të kandidohet. Emri i tretë si më i mundshmi për të garuar për postin e kryetarit të këshillit të qarkut është edhe ai i Filip Guraziut. Pasi nuk arriti që të kandidohej si kryetar i këshillit bashkiak përballë Xhemal Bushatit, Guraziu vijon pretendimet e tij. Ish-kryetari i parë pluralist i Bashkisë Shkodër në vitet 92’-96’ e po ashtu sekretar në shoqatën e ish- të përndjekurve dhe tashmë i rikthyer në radhët e PD pas disa viteve shkëputjeje totale nga politika aktive, Guraziu pretendon se ka ende fuqi dhe energji për të dhënë si drejtues i qarkut. Ende nuk është vendosur se kush do kandidojë dhe një vendim të tillë do e marrë kryetari i PD Lulëzim Basha.

Artikulli paraprakRADOVANI: KONSTITUIMI I KB, PD RIKTHEU METODAT KOMUNISTE
Artikulli tjetërDODANI: LEGALIZIMET, PËRPUNOHEN 600 DOSJE NË MUAJ