Kryetari i PD Lulzim Basha bëri përmbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Shkodër. Kreu i opozitës tha se fitorja e madhe e PD do të nisë nga Shkodra.

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin dhe qeverinë e tij se në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Kreu i PD i uroi mirëseardhjen edhe socialistëve të zhgënjyer që sipas Bashës do të votojnë PD-në këtë radhë.