Kryetari I Partisë Demokratike dega Shkodër, Xhevdet Amuli ka reaguar pas deklaratës së ministres së bujqësisë Milva Ekonomi në lidhje me dëmshpërblimet e përmbytjeve që duhet të paguhen nga bashkia Shkodër. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Amuli thotë së bashkia Shkodër nuk mund të përballojë e vetme dëmet kolosale të përmbytjeve. Ja çfarë shkruan më tej, kryetari I PD Shkodër:

“Pasojat e përmbytjeve janë problem aktual në zonën e Nënshkodrës. Edhe pse këta banorë qëndruan nën pushtetin e ujit për afro një muaj, qeverisë nuk i bëri përshtypje. Duke i lënë në harresë totale këta fermerë. U kërkua që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, por përsëri qeveria heshti. Ia la në dorë “topin” Bashkisë Shkodër, e cila nuk mund të përballojë e vetme dëmet kolosale të përmbytjeve. Sikur mos të mjaftonte

harresa e qeverisë, ditën e djeshme Ministrja e Bujqësisë erdhi të vijojë shoë-n e qeverisë që përfaqëson,me shpërndarjen e kartave për naftë të fermerëve, në një kohë kur ata kanë nevojë për mbështetje me koncentrat për gjënë e gjallë apo dëmshpëblimet,të cilat janë lënë në harresë që në 2018. Kjo qeveri nuk bën asgjë tjetër veçse një shoë mediatik. Pas

25 Prillit,kjo trupë mund të vijojë punën si trupë e mirëfilltë aktrimi,pasi aktruan për 8 vite me rradhë,duke mashtruar mbarë Shqipërinë! 25 Prilli do të jetë dita që do sjellë ndryshimin për të gjithë shqiptarët” – përfundon reagimi I kryetarit të partisë demokratike dega shkodër Xhevdet Amuli.