ADEMI: KËRKOJ MBËSHTETJE, PREMTOJ NDERSHMËRI. Partia Demokratike Shkoder ka hapur zyrtarisht fushaten eleketorale per zgjedhjet e 21 qershorit.Kandidatja e djathte per bashkine Shkoder ka shpalosur programin e saj mes mijerave perkrahsve dhe perfaqesuesve me te larte te kesaj partie deputete Jozefina Topalli dhe Helidon Bushati.

Gjate fjales se saj ademi nuk la pa sulmuar qeverine aktuale Rama-Meta si fajtoren kryesore te varferise qe ka perfshire vendin dhe ikjes se shkodraneve nga vendi I tyre. Duke percjellur programin e saj per 4 vitet e ardhshme Kandidatja Voltana Ademi u shpreh para banoreve te shkodres se fjala e cdo qytetari do te degjohet ndersa premtoi transparence ne punen e saj si kryebashkiake. Aktivitetin elektoral shikuesit shkodrane paten mundesi te ndiqnin live ne star plus television. Simpatizantet e partise demokratike te cilet shijuan zerat e kendshem te kengetareve shkodrane nen prezantimin e aktorit te njohur te humorit Julian Deda.