Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës dorëzon në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me ndryshimet e ndarjes territoriale.

Gjithashtu bëhet me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Dhurata Çupi tha se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, tha ajo

“PD nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki”, njoftoi më herët PD.

Artikulli paraprakFAMILJET SHQIPTARE NUK KANË PARA, SHPENZIMET U RRITËN VETËM 1.3% NË 2021, MË PAK SESA INFLACIONI
Artikulli tjetërPRESIDENTI I REPUBLIKËS BAJRAM BEGAJ VIZITË ZYRTARE NË SHKODËR