Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë brenda vetes, këtë e tregon dhe në qëndrimin e saj sa i përket betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj, i cili do të marrë zyrtarisht mandatin ditën e diel, në një ceremoni zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë. Më herët deputetët që mbështesin Sali Berishën, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së diel, ku do të kryejë betimin Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj, në reagimin e tij thekson se deputetët e PD, do të jenë në seancë në momentin që do të betohet Bajram Begaj, duke shtuar se edhe në 2017-n kur u zgjodh Ilir Meta, PD nuk mori pjesë në votim, por ishte në ceremoninë e betimit.

Reagimi:

Ne do marrim pjese ne seancen e neserme ne Kuvend. Seanca e neserme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qendrimin tone per z. Begaj e kemi mbajtur dhe eshte i qarte. Ai perfaqeson zgjedhjen e njeaneshme te mazhorances dhe nuk perfaqeson gjysmen e shqiptareve. Por ka nje ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidences se Republikes si institucion. Kemi respektuar e do te respektojme Kushtetuten dhe institucionet e jo individet. Jemi shume te qarte ne kete pozicion. Edhe ne 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atehere nuk mori pjese ne votim por mori pjese ne ceremonine e betimit.

Artikulli paraprakA DO T’I BASHKOHET KREU I PD-SË CEREMONISË SË BETIMIT TË PRESIDENTIT TË RI NË PARLAMENT? REAGON BERISHA
Artikulli tjetërMETA TAKOHET ME GJENERALIN CLARK: MIK I SHQIPTARËVE QË I DHA FUND GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË, MIRËNJOHËS PËR …