Teksa emri i Presidentit të ri të Republikës është çështja më e nxehtë e aktualitetit politik dhe procesi ka nisur, kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka thirrur grupin parlamentar.

Mësohet se Alibeaj ka thirrur në mbledhje në selinë e PD pasditen e nesërme në orën 16:00 grupin parlamentar.

PD e përfaqësuar nga Alibeaj është thirrur në konsultime për emrin e Presidentit të ri, ndërsa nga maxhoranca është hedhur poshtë një konsultim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të votohet asnjë kandidat i maxhorancës socialiste.

Artikulli paraprakKUSH E KA RADHËN? LITUANEZËT PËRGATITEN PËR NJË SULM POTENCIAL RUS
Artikulli tjetërBEN BLUSHI RRËFEN BISEDËN ME BOJKEN LAKON DHE DËNIMIN ME SHËRBIM PROVE: DO BËJ KONCERTE NË BURGJE