ÇOBAJ: ME VEPRIMIN TUAJ, TREGUAT SE PD ËSHTË RIKTHYER NË PIEDESTALIN QË I TAKON.Kryetari I Partise Demokratike, Ramiz Çobaj, ka falënderuar te gjithë qytetaret shkodrane, per mbeshtetjen qe I kane dhëne protestës mbarëpopullore te 22 nëntorit.

Me ane nje postimi ne rrjetet sociale, Cobaj eshte shprehur se kjo proteste tregoi piedestalin ku I takon te jete partise demokratike. Ne postimin e tij Cobaj shkruan “ ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe kuptimin e madh që i dhatë protestës së fuqishme të 22 Nëntorit. Me veprimin tuaj sot, ju treguat se PD është rikthyer fuqishem në pjedestalin e nderit ku e ka vënë koha. Me pjesëmarrjen tuaj masive, ju i rikthyet shpresën të pashpresëve, i ndalët vrullin klikës në pushtet, paralajmeruat Kryeministrin arrogant se së shpejti mund të përfundojë në “stolin e rezervave”, paralajmeruat vjedhësit e vërtetë të energjisë elektrike (përfaqesuesit e institucioneve shtetërore) se së shpejti mund të akuzohen ata për abuzimet që po bëjnë, paralajmeruat “sherifët e pushtetit” se mjaft më, durimi u sos, kujdes!!!” thuhet ne postimin e kryetarit te Partise Demokratike Ramiz Cobaj. Ne 22 Nentor, opozita ka qene ne mbeshtetje te protestave te sindikates se pavarur, te cilet kane protestuar kunder varferise dhe rritjes se taksave