Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ky është hapi i radhës i PD që tregon do të përfshihet në një dialog dakordësimi në këto kushte me mazhorancën sa i përket miratimit të ‘Zgjedhores’.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.”- tha Basha.

Artikulli paraprakSHAHINI: MË 8 MAJ ZGJEDHJET PËR DREJTUESIT E RINJ TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE
Artikulli tjetër20 FAMILJE PROBLEME ME INSTALIMET E MATËSAVE TË UJIT