Drejtuesi politik I PD i qarkut Shkodër Helidon Bushati, sëbashku me kandidatet për deputet të Partisë Demokratike zhvilluan një takim bashkëbisedues më mjekët e qarkut Shkoder për t’u njohur nga afër me të gjitha problemaikat e tyre.

Mjekët shprehen pakënaqësitë e tyre në këtë takim sa i takon rrogave të cilat janë mjaft të ulta, investimeve që duhen bërë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe shtimi i buxhetit sa i takon këtij spitali.

Bushati u angazhua dhe u garantoi mjekëve që do të bëhet ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore.