Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me mësuesit e kryeqendrës së veriut, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre.

Mësuesit shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria, cilësia e dobët e teksteve shkollore dhe gjendja në të cilën ndodhen shkollat në vend kryesisht në zonat rurale.

Helidon Bushati pasi u njoh me këto shqetësime, shpalosi programin e Partisë Demokratike.Bushati kishte edhe nje mesazh karshi gjithë drejtuesve të arsimit në Shkodër.