Në ditën e parë të hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër drejtuesi politik i PD për këtë qark Helidon Bushati zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Perash”, zonë në të cilën lindi dhe u rrit.

Bushati në këtë takim kërkoi mbështetje për Partinë Demokratike ndërsa tha se Rilindja e Edi Ramës ka nepërkëmbur Shkodrën në 8 vite me radhë.

Shkodra është një prej qyteteve që po shpopullohet dita ditës tha Bushati ndërsa deklaroi se e vetmja zgjidhje për ta shpëtuar qytetin por edhe Shqipërinë është largimi i kryeministrit Rama.

Banorët e lagjes “Perash” i dhanë mbështetjen e plotë Helidon Bushatit duke thënë se vota e tyre do të jetë për Partinë Demokratike.

Artikulli paraprakPD SHKODËR, KANDIDATI SPAHIA: TË BASHKOHEMI MË 25 PRILL
Artikulli tjetërPS, BEQAJ ME TË RINJTË: TRANSFORMOJMË SHKODRËN