Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati duke zhvilluar takime me bizneset në pedonalen “Kolë Idromeno” në qendër të qytetit të Shkodrës deklaroi se Shkodra ashtu si gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë po boshatiset për shkak të keqeverisjes së kryeministrit Rama.

Bushati bisedoi me një berber në pedonale i cili i tregoi se 60% e klientëve të tij janë larguar nga Shkodra vitet e fundit.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër Helidon Bushati por edhe përfaqësues të tjerë do vijojnë takimet në terren të cilat do të intensifikohen gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.