BASHA FIRMOS URDHRIN PËR NGRITJEN E GRUPEVE TË PUNËS PËR FUSHATËN ZGJEDHORE. Partia Demorkatike ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Kryetari i Partise Demorkatike, Lulzim Basha, nëpërmjet një urdhëri të firmosur prej tij ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm dhe degët në rrethe, që të organizojnë dhe dhe të ngrejnë grupet e punës për fushatën zgjedhore, duke përcaktuar dhe kriteret për përcaktimin e kandidatëve. Në kritetrët e përcaktuara, kryetari Basha nuk ka asnjë kufizim që përjashton drejtuesit e degëve apo zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demorkatike, nga mundësia për të kandiduar. Lulzim Basha, përcakton 10 marsin si afatin e fundit të mbledhjes së kryesisë së degëve për të shqyrtuar kandidaturat e prezantuara. Basha, kërkon që në çdo Njësi Vendore / Zgjedhore, brënda datës 25 Shkurt, të ngrihen grupet e punës, ndërkohë që 15 marsi është afati i fundit që grupet e punës të sigurojnë hapjen e zyrave elektorale në çdo Grupseksion.

Artikulli paraprakBUNDESLIGË, DORTMUNDI DEL NGA KRIZA
Artikulli tjetërJETA E NJË FËMIJE E PA VLERË PËR OSHEE PARA ENERGJISË