Partia Demokratike i ka cilësuar si shpifje deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot në foltoren e Vaut të Dejës, se Lulzim Basha është i përfshirë në Portin e Durrësit.

PD, me anë të një postimi në rrjete sociale, thotë se javën tjetër Berisha mund të thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97-ën.

Në deklaratë shtohet më tej se gjithë këto gënjeshtra e shpifje bëhen sepse Berisha është i shpallur non grata për korrupsion.

Postimi i PD:

Shpifjet vazhdojnë.
Ditë e re, gënjeshtër e re.
Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!
Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.
Mos harroni!
Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!
Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!

Artikulli paraprakPËRFUNDON NUMËRIMI NË VORË, LULZIM VRANA KANDIDATI FITUES I BERISHËS PËR BASHKINË E VORËS
Artikulli tjetërPRIMARET PËR ZGJEDHJET E PJESSHME/ SHPALLEN KANDIDATËT FITUES PËR 3 BASHKITË, LUSHNJE, DURRËS DHE DIBËR (EMRAT)