Kaosin e një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku depuetët e opozitës dogjën karriget dhe sulmuan fizikisht disa përfaqësues të mazhorancës, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e ka quajtur një akt vandalizmi. Hoxha ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka theksuar se parlamenti është një tempulli më i lartë i një sistemi demokratik.

Mesazhi i ministrit të Brendshëm

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Artikulli paraprakSALIANJI REAGON SËRISH NGA BURGU: KËTU LEJOHEN VETËM PESHKAQENË
Artikulli tjetërPD KAOS E DHUNË NË KUVEND, DJEGIN KARRIGET! AMBASADORI I BE-SË: I KEQARDHUR! NDALONI PËRSHKALLËZIM E SITUATËS, SHMANGNI SULMET