Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rëzoi sot një tjetër ankimim të Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre.

Me shumicë votash, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën e PD-ADSHM për qarkun e Dibrës,mbledhje që në fakt u shty pas kërkesave të reja dhe rinumërimit të 42 kutive të pretenduara nga kandidati Xhemal Gjuknshi, për vjedhje të votave preferenciale të votave brenda partisë. Rinumërimi faktoi devijimin e votave brenda PD-së në dëm të Gjunkshit dhe favor të Përparim Spahiut, por sipas KAS nuk zjell ndryshim rezultati.

Në përfundim u rrëzuan të gjitha kërkesat e PD-ADSHM dhe kandidatit, si për rinumërim total, ashtu edhe për pavlefshmëri, duke i dhënë fund procesit të shqyrtimit për këtë qark. Por KAS vendosi që rinumërimi i bërë për 42 kutitë, të pasqyrohej në tabelat përmbledhëse, pra të reflektohej rezultati i rinumërimit të votave preferenciale në tabelën përfundimtare.

Me mbylljen e shqyrtimit të Dibrës, aktualisht kanë mbetur vetëm qarqet Shkodër dhe Elbasan në proces.

Më parë KAS kishte rrëzuar PD-në edhe për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës dhe Lezhë.

Artikulli paraprakPAS VITESH TENSIONESH, BE DHE BRITANIA ARRIJNË MARRËVESHJE PËR GJIBRALTARIN
Artikulli tjetërFORCIM I BASHKËPUNIMIT KULTUROR SHQIPËRI–ITALI, DELEGACIONI I MEKI ZHVILLON VIZITË NË MUZEUN MAXXI NË ROMË