Partia Demokratike ka kërkuar që deputeti socialist Pjerin Ndreu të përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Sipas PD, Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 48 orëve për të marrë këtë vendim.

PD në argumentin e saj sqaron se deputeti socialist ka fyer dhe kërcënuar, deputetin e PD, Ervin Salianji Incidenti ndodhi javën e kaluar në Komisionin e Sigurisë, pati debate mes dy deputetëve. Më pas në një dalje për mediat, Salianji sqaroi sherrin duke thënë se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“FADIL KASEMI NUK KA PROBLEME MENDORE”
Artikulli tjetërKANCERI I MUSHKËRIVE, RRITJE NË SHKODËR