Partia Demokratike ka lëvizur nga vendet e rezervuara për t’i hapur rrugë konsensusit.

Opozita ka propozuar një tjetër formulë për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Edhe pse Basha nuk e ben të ditur këtë propozim të ri burime për Ora News bëjnë të ditur se sipas formulës së re, PD kërkon komision Ad Hoc me 12 anëtarë. 6 nga opozita 6 nga mazhoranca. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga Komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si liste e tërë në parlament për votim. Kandidatet kalojne në parlament me 2/3. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha bëri të ditur këtë propozim që sipas tij, mazhorancës ja ka bërë të ditur që prej 24 qershorit, por që e ka refuzuar. Basha: Mbledhja e grupit të PD rikonfirmoi qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, prej 24 qershorit i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekoamndimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi. Deri më sot nuk e kemi bërë publike këtë fakt me shpresën se pala tjetër do të negocionte dhe do të gjente një zgjidhje. Prej 17 ditësh, PS refuzon negociatat dhe argumentetet se pse kjo zgjidhje është e papranueshme. Në këto kushte konkulzioni ynë është i qartë. Sa më shumë mazhoranca futet në llogoret e saj duke refuzuar jo thjesht rekomandimin 88, por edhe llogjikën, vullnetin për të shkuar tek një zgjdhje aq më shumë shqiptaret e kanë të qartë që Rama nuk e do reformën në drejtësi, po fajon do tja lërë opozitës. Basha mblodhi aleatet Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi sot aelatët me të cilët diskutoi edhe formulen e re. PD dhe opozita kanë kërkuar deri tani zbatimin pikë për pikë të rekomandimit 88. Në takimin që po zhvillon Basha merr pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, i cili një vit më parë u largua nga koalicioni opozitar. Nard Ndoka iu bashkua kualicionit qeveritar në zgjedhjet lokale. Por, më herët Nard ndoka ka deklaruar votën kundër reformës pa konsensusin e opozitës. 21 korriku është afati i fundit ku ne seancën plenare do të hidhen në votim ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, RINOVOJNË MBROJTËSIT MARKU E VRAPI
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT CAKTON “DETYRIM PARAQITJE” PËR DREJTORIN E TATIMEVE H.HYSA