1600-nxënës të dy shkollave 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” dhe “Beslidhja” në qytetin e Lezhës do duhet të ndajne të njëjtin oborr jo më shumë se 1400m2, pa hapësira argëtuese, pa terrene sportive të mjaftueshme, shumë larg objektivit të shkollave qendra komunitare.Dononcimi është bërë nga sekretarja e Degës së Partisë Demokratike në Lezhë, njeherazi dhe kryesuese e listës së këshilltareve demokrat Alfrida Marku-Dedgjonaj, sipas të ciles shkolla “Gjergj Kastrioti” e cila u dëmtua nga tërmeti, nuk duhet të rindërtohej në të njejtin vend.

Kjo shkollë dhe mënyra sesi është menaxhuar e projektuar rindërtimi i saj, tregojnë sesa të pa rëndësishme janë prioritetet tona, nëse ata të cilët drejtojnë institucionet, të emëruar e të zgjedhur, nuk janë aty për ti shërbyer banorëve të Lezhës, thekson përfaqësuesja e Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHPËRNDAN 200 PAKO USHQIMORE
Artikulli tjetërOKB BËN BILANCIN E FRIKSHËM: MBI 400 EMIGRANTË KANË VDEKUR NË MESDHE GJATË KËTIJ VITI