
Drejtuesi politik i PD në Shkodër Luçiano Boçi së bashku me kandidatin për deputet Kliti Hoti dhe Tedi Kopliku zhvilluan takim me mësues dhe pedagogë në Shkodër. Akademikët e pranishëm theksuan rëndësinë e arsimit si bazë për zhvillimin e vendit dhe domosdoshmërinë që Shkodra të rimarrë rolin e saj si qendër arsimore dhe kulturore në veri të vendit.
Luçiano Boçi theksoi që është jetike për vendin ndalimi I largimit të të rinjve dhe roli i pedagogëve është shumë I rëndësishëm për ta frenuar këtë fenomen.
Duke u ndalur tek roli i Shkodrës si një qytet universitar, Kliti Hoti theksoi se investimi në arsim nuk është vetëm prioritet, por një domosdoshmëri për rilindjen e qytetit. Ai u shpreh se është koha që Shkodra të marrë sërish vendin që i takon në hartën universitare të vendit dhe të trajtohet me dinjitetin që meriton.
Kandidati Tedi Kopliku pjesë e Brain Gain i PD theksoi se ndryshimi është emergjent për të ndalur largimin e intelektualëve të rinj nga vendi.
Takimi përfundoi me angazhimin se në mandatin e ardhshëm, Partia Demokratike do të ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar arsimin publik dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet arsimore.