Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se më 9 shkurt do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Romë, Itali. Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PD-së në Facebook, takimi do të mbahet në ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM.

Sponsored Links
Kujtojmë se pak ditë më parë, Berisha udhëtoi në Gjermani, pasi mori leje nga SPAK, për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, ku ishte i ftuar si kryetar partie.

Ende nuk është konfirmuar nëse takimi në Romë do të zhvillohet me pjesëmarrjen fizike të Berishës apo në format virtual.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.
Datë 9 Shkurt
Ora 13:00
ROMË
ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E PLOTË TË SHKOLLËS 9 VJEÇARE “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërBEKIM BALAJ FITON “KËPUCËN E ARTË” 2024 NË SUPERIORE