
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestë kombëtare, protestë e cila sipas PD po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.
Protesta është njoftuar të fillojë në orën 17:00, dhe mbështetësit e opozitës do të tubohen përpara Kryeministrisë.
Pritet që Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë të opozitës të mbajnë fjalimet kryesore.