Partia Socialiste, koalicioni Berisha-Meta dhe Partia Agrare Ambientaliste janë të vetmet forca politike që do të kenë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në të 61 bashkitë e vendit. Sa i përket Partisë Demokratike, logoja zyrtare forcës më të madhe opozitare në vend, do të mungojë në 4 bashki, edhe pse në fakt ishte premtuar se do të kandidonin në të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike do të ketë listat e saja në 57 bashki dhe do të mungojë në Vorë, Roskovec, Dropull dhe Pustec. PSD në 60 bashki ndërkohë që PDIU do të garojë në 53 bashki me listat e saja. Sa i përket forcave të tjera politike kryesore mund të thuhet se PR do të garojë në 58 bashki, LZHK në 53, PLL në 54. Ndërkohë që sa i përket garës për kryebashkiakë edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur përfundoi afati për të paraqitur emrat nga partitë politike ende nuk ka një numër të saktë të Partisë Demokratike se në sa bashki ka garuar. 22 janë emrat që janë lakuar ndërkohë që 6 janë tërhequr ose nuk janë miratuar nga Kryesia e PD. Kujtojmë se i fundit nga tërhqjet e kandidatët të Partisë Demokratike ishte Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto në Librazhd, Ibrahim Bruka në Vorë dhe Genc Doçi në Kurbin. Derisa lista të zyrtarizohet edhe me regjistrimin formal në KQZ, Alibeaj publikisht në fushë-betejë ka kandidatin e Tiranës, të përcaktuar mes dilemash e përplasjesh, Roland Bejkon apo edhe Agron Kapllanajn në Mallakastër, të dy të sulmuar ashpër nga Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij. 16 janë ende kandidatët të Partisë Demokratike për kryebashkiakë.

Emrat e PD për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan – Florian Qamo
6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
8. Dibër – Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Mirditë-Mark Ruçi
12. Vau i Dejës- Klomentina Drini
13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
15-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
16-Bashkia Finiq- Leonidh Papa

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar
1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)

Artikulli paraprakFINLANDA NË NATO, XHAÇKA: MIRËPRESIM QË EDHE SUEDIA TË JETË PJESË E ALEANCËS
Artikulli tjetërDONALD TRUMP DEL PARA GJYKATËS, ISH PRESIDENTI AMERIKAN ZYRTARISHT NËN ARREST