
Partia Demokratike, nuk është në një luftë për pushtet porn ë një luftë ndaj krimit dhe mafies që ka përfshire kete qeveri.
Një deklaratë e tillë është dhene nga i deleguari i Qarkut të Shkodrës, Kreshnik Collaku në një intervistë për Star Plus. Sipas tij kjo qeveri, është përfshirë nga skandalet e medha te drogës dhe krimit, jo vetem ne Shqiperi por edhe në rrjetin ndërkombëtar të drogës.
Nga ana tjetër ai është shprehur se cdo ditë po faktohen akuzat e PD ndaj qeverisë dhe per kete duhet nje levizje qytetare. Çollaku ka qënë prezent në Shkodër, në një mbledhjen e kryesine e kesaj force politike, ku tashmë ashtu si edhe deget e tjera te vendit, PD Shkodër është në një process analize.






