PD përjashton Lefterie Luzin Parlamenti voton kreun e ri të KQZ mes Denar Bibës dhe Koli Beles

PD perjashtoi Lefterije Luzin nga lista e kandidateve per kryetar te KQZ, ndonese 4 vjet me pare ajo ishte propozim i PD per kete post. Neser parlamenti do te zgjedhe kreun e ri te KQZ mes dy emrave Denar Biba dhe Koli Bele. Duket se nënkryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba dhe Koli Bele, do të jenë dy emrat mes të cilëve parlamenti pritet të votojë ditën e enjte për postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pas njoftimit nga anëtarët e pakicës parlamentare në komisionin e ligjeve, se në bazë të nenit 15 të Kodit Zgjedhor, dy emrat që opozita përjashton janë Lefterie Luzi dhe Rozeta Ivanova. Ishte komisioni i parlamentar i Ligjeve ai i cili, pas seancës dëgjimore të 12 Tetorit me 5 kandidatët për kryetar të KQZ, ditën e martë, në mungesë të opozitës, votoi në bazë të rregullores katër kandidatët që kanë mbështetjen më të madhe midis antarëve të pranishëm. Pasi 12 anëtarët prezent hodhën fletat e votimit në kuti, kreu i komisionit i ofroi mediave mundësinë e numërimit. Vendimi ishte unanim. Në mungesë të opozitës në komisionin e ligjeve, gjë e cila bën votimin me shumicë të cilësuar me 2/3 e antarëve të pamundur, antarët prezent, në bazë të rregullores votojnë katër kandidatët që marrin mbështetjen më të madhe. Më pas ngarkohen antarët e opozitës në komisionin e ligjeve të përjashtojnë dy, nga katër kandidaturat e përzgjedhura, për ta kaluar më pas votimin në seancë parlamentare, ku kreu i komisionit qendror të zgjedhjeve duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Artikulli paraprakRAMA I DREJTOHET GREQISE:IKU KOHA QE FQINJI I PASUR I TREGONTE ARAT TE VARFRIT
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA RREZON TARIFAT E REJA PER SHOQERITE E KARBURANTEVE