I tillë është rasti i dy ditëve më parë.

Policia nuk nguroi të shoqërojë në polici dy shtetas nga Velipoja, vetëm e vetëm se guxuan të kërkojnë para mediave një të drejtë që mendojnë se u takon. Siç u pa edhe në media, një grup i vogël prej disa personash, u takuan në lulishten përpara zyrave të Njësisë Administrative dhe nëpërmjet mediave kërkuan dëmshpërblimin e premtuar per shkak te permbytjeve.

Të gjithë e pamë se më shumë se një protestë, ajo ngjante me një komunikim me mediat vizive me qellim sensibilizimi. Po keshtu edhe dje, per te njejtat arsye, protestuan banoret e fshatit Kuc, te cilet kercenuan me greve urie ne rast injorimi nga Qeveria te kerkesave te tyre per demshperblim nga permbytjet. Protestuesit, pervecse te demtuar ekonomikisht, ndjeheshin mjaft të fyer se Qeveria shqiptare ka vendosur të dëmshpërblejë të gjitha zonat e dëmtuara në gjithë Republikën, duke përjashtuar vetëm Shkodrën. Z. Kryeministër! Z.Ministër i Brendshëm! Është bërë publike se Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për dëmshpërblimin e të gjitha zonave të përmbytura, përveç Shkodrës, duke e trajtuar këtë rajon sikur nuk është pjesë e territorit të Republikës.

Gjithashtu e keni gabim qe po mundohuni t’u mbyllni gojen njerezve me shpresen se do i frikesoni. Kete qe po mundoheni te beni ju, e kane bere paraardhesit tuaj per 50 vjet rresht dhe nuk ia arritën, prandaj ju bej thirrje te hiqni dore sa nuk eshte vone. Z Drejtor i Përgjithshëm i Policisë! Z. Drejtori i Policisë Shkodër! Ju bej thirrje që të mos merreni me qytetarët që kërkojnë ushtrimin e të drejtës themelore të një shoqërie demokratike siç është e drejta për t’u shprehur. Vënia në pranga e grabitësve, trafikanteve te droges, apo e autorëve të vrasjesve makabre të ndodhura në mes të ditës, janë tejet më të rëndësishme se kjo qe po beni ju.

Më e rëndësishme mbi të gjitha detyrat është ndërgjegjësimi dhe besimi i punonjëve të policisë për shërbimin publik që kryejnë. Ata nuk kanë frikën e trafikantëve, por frikën tuaj se mos pas ndonjë kontrolli “të pakujdesshëm”, mund të përfundojnë në rrugë të madhe. Partia Demokratike Shkodër, dënon këto veprime të paligjshme të policisë Shkodër që synojnë të mbjellin frikë dhe terror si dhe përkrahim fuqimisht protestën e banorëve të zonave të përmbytura, si Dajc, Velipoje, Kuc, Livade, Ana Malit etj. Ju faleminderit!

Artikulli paraprakMBIFATURIMET, KAOS PRANË ZYRAVE TË OSHEE-së
Artikulli tjetërFAMILJET NË NEVOJË, MYFTIU APEL INSTITUCIONEVE