Koordinatori politik i Qarkut Shkodër Helidon Bushati njëkohësisht kandidat për deputet i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me të rinjtë në kalanë e Drishtit në njësinë Postribë.
Fenomeni i emigracionit, papunësia dhe zhgënjimi po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi të kualifikuara. Të rinjtë treguan se janë të pambështetur nga qeveria në këto 8 vite.
Drejtuesi politik i PD Bushati kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rrotacionin politik dhe ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për veten e tyre.