Përpara simpatizantëve dhe strukturave të Rajonit nr 1 të Shkodres, i deleguari politik i qarkut Shkodër Luçiano Boçi dhe kryetarja e PD Shkodër Eliona Shkreli prezantuan kandidatët për deputet të aleancës për ” Shqipërinë madhështore” Kliti Hoti dhe Ted Kopliku.

Luçiano Boçi u ndal edhe tek ardhja e kryeministrit një ditë më parë dhe gënjeshtrat që Rama zgjodhi të servirë për shkodranët.

Kliti Hoti vjen nga fusha e farmaceutikës ndërsa Ted Kopliku si inxhiner ndërtimi e më pas është diplomuar edhe në histori dhe marrëdhenie ndërkombëtare në Francë kërkuan votën e shkodranëve pa dallime politike.

Mbeshtetja e të pranishmëve dhe entuziazmi në sallë dhanë siguri për një votë masive jo vetëm në Rajonin nr 1 te qytetit Shkodër por mbarë qarkun Shkodër drejt aleancës “Shqipëria madheshtore”.

Artikulli paraprakPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË
Artikulli tjetërBELGJIKA NDJEK MODELIN E DANIMARKËS, DISKUTON OPSIONI PËR TË NDËRTUAR BURGJE PRIVATE NË KOSOVË