“Të largohen trafikantët nga policia e shtetit dhe të lirohen tregtarët e duhanit”.

Kjo është deklarata e Partisë Demokratike të Shkodrës. Pas aksionit në lagjen Rus PD-ja zhvilloi një protestë përpara drejtorisë vendore të policisë së Shkodrës duke qenë kundër shoqërimit të tregtarëve të duhanit nga uniformat blu Këto aksione blic për sekuestrimin e duhanit ndaj tregtarëve që mbajnë bukën e gojës sipas kreut të PD vijnë sepse qeveria ka kthyer në monopol importin e cigareve ndaj edhe nuk i vjen në ndihmë këtyre tregtarëve për të gjetur një zgjidhje.Në rast se tregtarët e duhanit nuk lirohen atëherë protesta e PD do të përshkallëzohet.PD e quan një padrejtësi sociale që u bë ndaj tregtarëve të duhanit nga tatimorët dhe krimi ekonomik i policisë së Shkodrës ndërsa është totalisht e papranueshme nxjerrja e pistoletës nga shefi i krimit ekonomik Pjerin Lazri.

Artikulli paraprakRAMA:KUSHTETUESJA TE ÇLIROJE SA ME PARE LIGJIN PER VETTINGUN
Artikulli tjetërPRANGOSEN 6 SHQIPTARE TE KOSOVES DHE 2 SERB PER TRFIK KLANDESTINESH