Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar dëshminë e një pronari të një biznesi që ankohet për taksat e shtetit dhe nga Bashkia. Rolandi thotë se biznesi i tij bën xhiro rreth 33 milionë lekë dhe paguan një mori taksash që e kanë rrënuar atë dhe gjithë bizneset si i tiji teksa shton se po del me humbje vetëm sa për të mbijetuar. Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare tha pronari i biznesit.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Lulzim Basha ripërsërit thirrjen për planin e PD duke thënë se është e vetmja zgjidhje për të shmangur humnerën pasi bizneset janë në grahmat e fundit.“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!’’- tha Basha në statusin e tij.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, AMBASADORI GJERMAN: SHQIPËRIA ENDE SHUMË PUNË
Artikulli tjetërÇËSHTJA E DETIT, RAMA: I DREJTOHEMI HAGËS