Ish deputeti i PD Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë dështuar në strategjinë e tyre për arsimin.

Boci thekson se dështimet e mësimit online duhet që të rikuperohen me një shpejtësi tepër të madhe.

Po ashtu, Boci tha se shkollat nuk ofrojnë asnjë garanci nga ana higjene dhe sanitare. Ai shton se ministrja shpesh parashtron dilema, duke mos ditur se cilin opsion të zgjedhë.

Postimi i Luciano Bocit:

MINISTRIA E PUSHIMEVE

Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.

Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.

Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.

Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.

Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.

Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.

Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.

E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.

Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!

Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

Artikulli paraprakMETA DEKRETON LIGJIN “PËR REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES”: KA RËNDËSI THEMELORE PËR SHQIPËRINË, TË NISË ZBATIMI I TIJ MENJËHERË
Artikulli tjetërPOMPEO PARALAJMËRON: RUSIA DHE KINA PO RRISIN PËRDITË AUTORITARIZMIN E TYRE