Në një atmosferë entuziaste në zemër të Gjuhadolit drejtuesi politik i PD Shkodër Luçiano Boçi së bashku me kandidatët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe ekipin e kandidatëve u takua me të rinjtë shkodranë, në një aktivitet të mbushur me energji dhe besim për të ardhmen.
Në fjalën e tij Luçiano Boçi theksoj se Shkodra pas 11 majit do të rikthehet në piedestalin që I takon, që qeveria e korruptuar e Edi Ramës po mundohet ta zbehë duke I larguar drejtoritë dhe duke bërë vetëm propagangë dhe asnjë punë konkrete.

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur Partisë Demokratike në 11 Maj, për të rikthyer shpresën në Shkodër dhe Shqipëri. Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për deputet i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Bardh Spahia.

Të rinjtë janë energjia, frymëzimi dhe mbështetja kryesore e PD, që në 11 Maj do t’i japin fund kësaj qeverie që prej 12 vitesh ka punuar vetëm për largimin e tyre nga vendi .

Artikulli paraprak“DO TË BËJMË NJË REVOLUCION FISKAL”, BERISHA: KOMPENSIM QINDARKË PËR QINDARKË TE EKSPORTUESIT PËR RËNIEN E EUROS
Artikulli tjetërPËRMBYSET ANIJA ME EMIGRANTË NË BRIGJET E TUNIZISË, 8 TË VDEKUR