Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, rezultati përfundimtar në Qarkun e Lezhës konfirmon ndarjen e 4 mandateve për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste. Vota jashtë vendit nuk arriti të përmbyste rezultatin total, por ndikoi ndjeshëm në renditjen e listës së hapur të kandidatëve të PS-së, duke sjellë një ndryshim të papritur në përfaqësimin e qarkut.Me një difernece të ngushtë votash, Partia Demokratike siguroi mandatin e katërt në Lezhë, duke e mbajtur epërsinë minimale ndaj Partisë Socialiste.

Por ndryshimi vjen brenda radhëve të vetë PS-së, ku vota preferenciale nga diaspora pritet të çojë në Kuvend një deputet të ri, Admir Kadelin.Sipas të dhënave, Kadeli ka arritur të rikuperojë mbi 1,145 vota preferenciale, duke kaluar në këtë garë kandidaten Marjeta Neli, e cila vinte nga zona e Kurbinit. Edhe në këtë garë të brendshme, fitorja erdhi me një diferencë të vogël votash, dhe ndonëse ende nuk është zyrtarizuar, burimet pohojnë se Kadeli do të jetë deputeti i ri i PS-së për Lezhën.Ndërsa në Partinë Demokratike krahas Agron Gjekmarkaj, Elda Hotit dhe Gjin Gjonit mandatin e deputetit arriti të marrë dhe Kastriot Piroli si përfaqësues i zonës së Kurbinit.Tashmë pritet numerimi i votave individuale të diaspores për të patut një rezultat të qartë për secilin kandidat në listë të hapur që ishte në garë në zgjedhjet e 11-majit në Qarkun e Lezhës.

Artikulli paraprakROTARY CLUB FESTON 10 VJETORIN E THEMELIMIT
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR KANOSJE APO DHUNIM NDAJ PJESMARRËSVE NË ZGJEDHJE, PROCEDOHET NË GJENDJE TË LIRË 27 VJEÇARI