Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli, në një deklaratë për mediat foli për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh se Edi Rama është një neo-diktator i cili jo vetëm shkatërroi një godinë me vlera kulturore por ky veprim e çoi Shqipërinë vite pas dhe se shqiptarëve u janë përmbysur të gjitha idealet e u janë prekur mbi të gjitha liritë. Kryetari i PD Shkodër u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të larguar sa më parë qeverinë aktuale dhe se largimi i saj është e drejtë e të gjithë shqiptarëve.

DEKLARATË, PD SHKODËR

Mëngjesi i ditës së sotme,si asnjë mëngjes tjetër,që supozohej të çonte përpara në një ditë të re dhe të ndjellë shpresën,na çoi pothuajse 30 vite mbrapa,në mëngjesin kur Shqiptarët u ngritën për të drejtat e tyre dhe mes përgjakjesh dhe vrasjesh arritën ta fitojnë lirinë e demokracinë.

Më vjen realisht keq,që sot po të njëjtit bisha të kuqe,nipa,mbesa e stërmbesa të atyre komunistëve që vite më parë masakruan,internuan,vranë e pushkatuan qindra shqiptarë të pafajshëm,përsëri sot po udhëheqin Shqipërinë drejt greminës,drejt komunizmit dhe pushtetit absolut të Edi Ramës.Sot,përsëri shqiptarët dalin në shesh për të mbrojtur kauzën e tyre,si para 30 vitesh,sepse sot shqiptarëve u janë permbysur të gjitha idealet dhe u janë prekur mbi të gjitha,liritë.

Partia Demokratike e Shqipërisë,ka 7 vite që po lufton nëpërmjet të gjitha mjeteve demokratike,për të mos lejuar që situata të vinte deri këtu. Sot,Edi Rama është një neo-diktator. Me rrënimin e teatrit kombëtar Edi Rama,nuk shkatërroi vetëm një godinë me vlera kulturore,por shkatërroi edhe liritë e të drejtat e çdo qytetari shqiptar,të varfër e të pasur,të djathtë e të majtë.

Prandaj nga sot ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohemi e të angazhohemi në largimin,një orë e më parë,të kësaj qeverie.

Në pikën ku ndodhemi nuk ka me kthim pas,në këtë pikë revolucioni dhe largimi i kësaj qeverisjeje është një e drejtë e të gjithë shqiptarëve !

Faleminderit!

#partiademokratikeShkodër #pd

Artikulli paraprakTEATRI/ REAGON RAMA DHE I DREJTOHET REGJISORIT: DY FJALË NJERIUT TË MIRË EDMOND BUDINA. PËR PARTITË QË U NGULËN PËR PËRSHESHIN E RADHËS…
Artikulli tjetërSHPËRTHEN NERITAN LIÇAJ: BASHKË ME TEATRIN VDIQ EDHE NJË PJESË E IMJA, NËN RRËNOJA EDHE KUFOMAT E RAMËS E VELIAJT