Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati zhvilloi disa takime në biznese të ndryshme të qytetit. Tregtarët folën për problematikat me të cilat përballen duke treguar se shitjet kanë rënë ndjeshëm.

Tregtarët thonë se përveçse shumë biznese po mbyllen për shkak se nuk shitje dhe janë drejt falimentimit nga ana tjetër dyqanet mbesin bosh sepse askush nuk guxon t’i marrë me qera si shkak i kësaj klime ekonomike të dobët që është krijuar në qytet.

Tregtarët e ndryshëm i kërkuan drejtuesit politik Bushati që të bëjnë maksimumin për ta ndryshuar situatën dhe për të larguar qeverinë aktuale nga e cila sipas tyre po vuajnë në këto 8 vite.