Sot ne dyert e gjykatave nuk gjejme as gjykates as drejtesi. Ne dyert e spitaleve nuk gjejm as mjek dhe as shendetesi. Ne dyert e shkollave, universiteteve gjejme me pak nxenes, me pak profesore me pak arsim.

Me pak fjale, ne dyert e administrates perballemi cdo dite me arrogancen e nje qeverie qe nuk e konsideron me qytetarin e saj.

Akoma me keq, ne sofrat e Shqiptarit ka me pak buke e rreth saj me pak rini.
Shqiperia po shpopullohet prej ketij regjimi qe bashkepunetorin me te mire ka indiferencen tone.

Prej dhjete vitesh parate e shqiptareve shkojne per tendera pa gare, per fasada dhe beton qe nuk sjellin asnje zhvillim dhe e bejne vendin e pajetueshem. Mungesa e institucioneve demokratike dhe shtetit te se drejtes, perveç shqiptareve ka larguar edhe investitoret e huaj dhe ka vrare shpresen per te ardhmen.

Korrupsioni, pasiguria, pandershkueshmeria dhe varferia nuk luftohen veçse duke u perballur me to. Si i ri, si student qe studjoj jashte jam kthyer per t’ju bashkuar protestes se 3 marsit sepse mendoj qe eshte detyra e gjithsecilit te shpetoje Shqiperine.
Ftoj çdo te ri e te re, çdo shkodran, ti bashkohet proteste se tre marsit per te treguar qe ky vend ka zot shtepie.

Narracioni qe « Shqiperia nuk behet » eshte nje tjeter mjet qe kjo qeveri perdor per te zgjatur grabitjen, duke e kthyer vendin tone, prone te nje minorance antikombetare.
Shqiperia bahet dhe bahet duke treguar qe jemi shume qe e dojme dhe qe duam te ndertojme te ardhmen tone ne token ku kemi lind.

 

Artikulli paraprakILIR META NË STAR PLUS: PD-PL E FITOJNË SHKODRËN
Artikulli tjetërZVA VLERËSON 78 NXËNËS TË SHKËLQYER NË OLIMPIADA