
Partia Demokratike në Shkodër është mobilizuar për protestën e 31 tetorit në kryeqytet, në mbështetje të studentëve. Prej ditësh, demokratët kanë zhvilluar thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa këtë të premte janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, u shpreh se mbështetja për studentët është e domosdoshme në këtë moment, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama është, sipas tij, në grahmat e fundit të pushtetit.
Hoti u bëri thirrje shkodranëve dhe qytetarëve në të gjithë vendin që të mbështesin protestën, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për të përcjellë një mesazh të fortë ndaj qeverisë.


