Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia zhvilloi një takim me të rinj e të reja duke zgjedhur një hapje ndryshe të fushatës elektorale. Spahia në fjalën e tij falenderoi të rinjtë që janë bashkuar duke e mbështetur atë dhe Partinë Demokratike.

Kandidati Spahia deklaroi se të rinjtë e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë janë një burim frymëzimi i madh për të larguar qeverinë e Edi Ramës e cila sipas tij ka sjellë një prapambetje të madhe për vendin.

Në këtë takim kandidati Spahia mori mbështetjen e plotë e të rinjve të Shkodrës të cilët presin edhe ata që me 25 prill Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe të nisë ndryshimi i madh për Shqipërinë.