Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar lidhur me shkarkimin nga detyra nga bashkia Shkodër të dy administratorëve, atij të Postribës Altin Shabaj dhe të Dajçit Gjovalin Darragjati. Kreytari i PD Xhevdet Amuli tha se kjo është një hakmarrje politike e kryetarit të bashkisë Bardh Spahia për shkak se dy administratorët në zgjedhjet vendore të 6 marsit mbështetën kandidatin e PD Xhemal Bushati.

Gjovalin Darragjati i cili është njëri prej dy të shkarkuarave thotë se është zgjedhur mënyra e gabuar nga kryebashkiaku Spahia.

Ish nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj shprehet se ka edhe shkarkime të tjera të mëparshme në nivele më të ulta dhe kjo nuk është rruga e duhur.

Altin Shabaj dhe Gjovalin Darragjati u shkarkuan si administrator të Postribës dhe Dajçit nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një shkrese zyrtare e cila u bë publike një ditë më parë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAJNIM ME MËSUESIT PËR AUTIZMIN
Artikulli tjetërISH ADMINISTRATORI SHABAJ: BARDH SPAHIA PËRÇARËS I PD