Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me tregtarë në tregun e rrobave në Zdrale. Tregtarët u shprehën se qeveria aktuale ka rritur maksimalisht taksat për biznesin e vogël.

Tregtarët e biznesit të vogël kanë ironizuar edhe bisedën telefonike të kryeministrit Rama me kryesuesen e listës së PS në Shkodër e cila deklaroi se biznesi i vogël falenderon qeverinë për lehtësirat e që i ka krijuar.