
Partia Demokratike në Shkodër këtë të dielë të 15 marsit po zhvillon procesin e zgjedhjeve për kryetar të degës lokale në kryeqendrën e Veriut .
Që prej orës 8:00 të mëngjesin demokratët ju drejtuan kutive të votimit në ambjentet e teatrit “Migjeni” me parimin “Një anëtare një votë” për të zgjedhur të preferuarin e tyre në Ardit Çylybylit dhe Gentian Ibro,kandidatura të cilat më herët ishin zyrtarizuar nga kryesia e partisë Demokratike . Në prononcimin e tyre për media, të dy kandidatët u shprehen që pas këtij procesi, sido të jetë rezultati, partia Demokratike do të jetë më e bashkuar dhe më solide për të nisur përgatitjet më pas për zgjedhjet lokale.
Menjëherë pas nisjes së procesit të votimit pjesëmarrja dukej e lartë ndërsa i gjithë ky proces pritet të përmbyllet në orën 18:00 .






