Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të shantazhohet. Gjithashtu ai u shpreh se vendimi për vulën është një akt i shëmtuar dhe se duhet të dënohet.

“Vendimi i Ramës, për të marrë vulën dhe flamurin e PD për llogari të AliBashës, dhe Lul Bravës është një vendim që merret vetëm në diktaturë”, tha ai. Ndër të tjera shtoi se opozita sot është me e fortë se kurrë, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të dënojnë aktin e Ramës për konfiskuar vulën e PD.

“Diskutimet e bëra në Kryesi është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit, është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë. Sapo të zbardhet ne do të bëjmë rekurs në gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Nga Roma antike deri sot kurrë nuk është bërë palë ai që në sallë të gjyqit deklaron se nuk jam palë.

Palë ishte Edi Rama me Elira Kokonën që e kishte përdorur si postier, e cila ka rekorde të vërteta mafioze të një njeriu të korruptuar. Nesër do të dorëzojmë të gjithë dokumentet për regjistrim. Ka një arsye të fortë, Kodi Zgjedhor, përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër. Ligji nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakREL: GJERMANIA ME HAP TË NGADALTË NË ZBATIMIN E SANKSIONEVE KUNDËR OLIGARKËVE RUSË
Artikulli tjetërNDIKIMI I PASOJAVE TË TËRMETEVE TEK ZGJEDHJET NË TURQI