Ish deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Izmira Ulqinaku ka reaguar pas deklaratave të drejtuesit politik të PS Ilir Beqaj në Studio e Hapur në Star Plus Tv. Përmes një statusi në faqen e saj në rrjetin social facebook ish-deputetja Ulqinaku akuzon drejtuesin politik të PS për Shkodrën Ilir Beqaj dhe qeverinë e majtë duke thënë se është e turpshme se si Rilindja pretendon të mashtrojë shqiptarët përsëri.

Sipas ish deputetes Ulqinaku Beqaj në emisionin Studio e Hapur ka shfaqur fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet. Deklaratat e deputetit socialist, Ulqinaku i cilëson si gënjeshtra ndërsa thotë se Edi Rama i ka respektuar shkodranët duke sjellë zero investime ndryshe nga sa pretendon qeveria e majtë. Jas a çfarë shkruan ish deputetja e PD Izmira Ulqinaku në këtë reagim të saj:

“E turpshme sesi Rilindja pretendon të mashtrojë shqiptarët përsëri! Ilir Beqja, sot, në emisionin Studio e Hapur, shfaqi fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet. Gënjeu, gënjeu dhe vetëm gënjeu! Sipas tij në Qarkun Shkodër është investuar gjatë këtyre 7 viteve, gjithashtu Spitali Rajonal i Shkodrës paska qenë prioritet i Kryeministrit. Kujt ia thotë këto gënjeshtra?! Shkodranëve…?!

Ato të cilët i varfëroi e i falimentoi si mos më keq; atyre të cilëve nuk u ofrohet asnjë shërbim në spital pa blerë min çdo ilaç e çdo napë që u nevojitet; atyre të cilët i la pa shërbime, duke ua larguar drejtoritë rajonale në një qark tjetër; tenton të gënjejë ato të cilët nuk i besoi asnjë funksion, por solli drejtorët e shefat nga qytete të tjera.

Shkodranët i ka persekutuar Edi Rama duke sjellë zero investime, duke i dhënë pushtet bandave, duke kandiduar trafikantë droge dhe duke emëruar drejtues politik të qarkut, njerëz të korruptuar e hajdut të taksave të shqiptarëve. Edi Rama nuk merr vota në Shkodër! Qytetarët do e ndëshkojnë me 25 Prill, si asnjëherë më parë! Rama Skadon Me 25Prill. Me Lulzim Bashen Shqipëria në Punë!”

Artikulli paraprakPS SHKODËR, BEQAJ: SYNOJMË 5 DEPUTET PËR QARKUN
Artikulli tjetërSHKODËR,KRYETARI I PD: FILLOJMË PËRGATITJET PËR 30 SHTATORIN