Dega e Partisë Demokratike Vau Dejës, ka mbajtur një mbledhje me strukturat e saj në lidhje me situatën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së këshillit bashkiak për PD Vau Dejës Gjon Marku para anëtarëve të Aktivit të PD-së ka vlerësuar rëndësinë e këtyrë zgjedhjeve por edhe domosdoshmërinë që PD Vau Dejës të mbështesë kandidatin e primareve deputetin Zef Hila.

Anëtarët në mbledhje kanë qënë unanimisht dakord për emrin e Zef Hilës për të mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit duke i kërkuar Kryesisë së PDSH që në Vau Dejës të mos ketë kandidat tjetër.

Në mbyllje të diskutimeve, Kryetari i Degës së PD Vau Dejës Gentian Ndoj, ka dalë me vendimin unanim, që PD Vau Dejës mbështet kandidatin e Primareve, deputetin Zef Hila në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Vau Dejës.

 

Artikulli paraprakVAU DEJËS, GJËNDET I PAJETË 52-VJEÇARI, DYSHOHET SE ËSHTË VETËVARUR
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR GATI PROJEKTIN PËR TRANSFORMIMIN E PLOTË TË TREGUT TË RUSIT