POSTIMI I ZEF HILES

Me banorët e mrekullushëm të lagjes së pallateve në qytetin e Vau Dejës, do e nisim fitoren e madhe të Partisë Demokratike!

Të gjithë e dimë ndryshimin që pësoi qyteti i Vau Dejës gjatë qeverisjes sonë të përbashkët në vitet 2015-2019.

Sëbashku për këtë lagje realizuam: Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme Mons. Luçjano Avgustini, Rikualifikimi i qendrës së qytetit, Ndërtimin e unazës së qytetit, Rikonstruksionin e godinës së Bashkisë Vau Dejës, Fasadat e pallateve, ujësjellësin e qytetit, duke i dhënë një tjetër pamje, ashtu siç i ka hije një qyteti!

Kemi shumë punë për të bërë akoma sëbashku për infrastrukturën rrugore, rrjetin elektrik, arsimin, shëndetësinë,kulturen!

Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe!

Të gjithë bashkë të votojmë Partinë Demokratike që ti kthejmë vëmendjen e merituar këtij qyteti e këtyre banorëve me gra, vajza, burra dhe djem që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në vendin e tyre.
________
#Voto9PD✌
#Voto5ZefHila✌
#25Prill✌
#ShqipëriaFiton 🇦🇱
#LulzimBashaKryeministër✌✌