Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas miratimit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Europian. Basha shkruan se padrejtësia që iu bë me vite qytetarëve të Kosovës mori fund.

“Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Europë, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë. Parlamenti Europian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund. Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIM ME BANORËT E ISH-ZOOTEKNIKËS
Artikulli tjetërPASI ‘FSHEHËN’ EMRIN E DREJTUESIT, BERISHA-META ANKIMIM NË KAS